Presidenti Thaçi falë tre të burgosur

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në bazë të kompetencave kushtetuese që ka, ka falur tre të burgosur.

Dekreti nga presidenca është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Granit Paçarizi, Nazmi Mujota e Arlind Latifi janë emrat të cilëve u janë falur dënimet.

Dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.