Prokurori Rustemi dëshmitari i ri në rastin ‘Zhvatja’

Shpërndaje

Prokurori Burim Rustemi, i cili ishte pjesë e PSP-së, do të paraqitet sot në Gjykatën Themelore Penale si dëshmitar në rastin ‘Zhvatja’.

Rustemi është prokurori që po heton çështjen ‘Banka Postare’, e cila u përmend edhe në rastin kundër ish-shefen e PSP-së, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski – Boki 13, përcjell in7.

Ai do të jetë prokurori i tretë në ekipin e Janeva që do të thirret si dëshmitar. Deri më tani, kanë dëshmuar Elizabeta Josifoska, e cila ishte zëvendëse e prokurores speciale, dhe Lile Stefanova.

Stefanova dëshmoi dje dhe në deklaratën e saj përmendi saktësisht Rustemin dhe rastin e ‘Bankës Postare’ kur fliste për një kolegium të PSP-së të mbajtur më 16 prill 2019.