Rexhepi: Deklarata e Ahmetit është joserioze dhe mosnjohje e realitetit të shqiptarëve në vend

Shpërndaje

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të diskriminuar. Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë ndonjë padrejtësi në ndonjë proces gjyqësor, por jo edhe diskriminim për shqiptarët. Kështu u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për Kosova press.

Deklarata e Ali Ahmetit për Lëvizjen Besa është joserioze dhe mosnjohje e realitet të shqiptarëve në vend.

“Kemi poashtu disa nga institucionet shtetërore si në polici dhe në armatë të cilat gati se në një farë mënyrë janë të ndaluar për shqiptarët për t’i udhëhequr ato. Mos të flasim për intitucione që kanë të bëjnë me certifikata për informata të klasifikuara, kur të ia shtojmë kësaj edhe faktin se burgjet janë të mbushura me shqiptarë si rezultat i rasteve të montuara atëherë e shohim se jemi shumë larg realitetit që shqiptarët janë të barabartë dhe nuk janë të diskriminuar”, potencoi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.