Shkëndija ‘godet’ në merkato, prezantohet tjetër blerje e bujshme! (Video)

Shpërndaje

Mbrojtësi i kombëtares sllovake, Jan Krivak, që ka nënshkruar për dy sezone e gjysmë për Shkëndijën e Tetovës.

Një afrim i rëndësishëm ky për ekipin e Ernes Gjokës, të cilët pas vështirësive që kaluan në fillim të sezonit, tashmë janë kthyer te rezultatet pozitive dhe synojnë përsëri titullin kampion.

Krivak ka qenë pjesë e Karvinës në kampionatin çek, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Podbresovën në kampionatin sllovak. Mbrojtësi është grumbulluar dy herë edhe nga kombëtarja e vendit të tij.

Para Krivak, te Shkëndija kanë nënshkruar edhe fantazisti Valon Ahmedi, mbrojtësi Ardin Dallku e braziliani Aldair Neto.