Shuhet në moshën 59-vjeçare Xhevdet Ferri, aktori i interpretimeve brilante në “Përrallë nga e kaluara”

Shpërndaje

Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ka ndërruar jetë sot nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si ‘’Dhe vjen një ditë’’,’’ Vitet e pritjes,Gjoleka’’ djali i Abazit,etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike.

1980 — Skëterre 43 – Arjani 1980 — Vëllezër dhe shokë. – Marko 1981 — Gjurmë në kaltërsi – Astriti 1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano 1982– Besa e kuqe. – Pali
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti 1984 – Vendimi – Sadriu 1985 — Hije që mbeten pas – Agroni 1986 — Dhe vjen një ditë – Gori 1987 — Përrallë nga e kaluara – Trimi 1988 — Treni niset më shtatë pa pesë – Martini 1990 — Vitet e pritjes – Gjon Kodri 1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti 1998 — Dasma e Sakos – ..Sako 2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit 2006 — Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit 2007 — Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes 2009 – Gjallë – Alive! – .Zefi 2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

Regjisor
2006 — Gjoleka,djali i Abazit (as/regjisor) 2000 — Tradhëti bashkëshortore

Çmime e Tituj: 18 Prill 1987 Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.