Takohen kryetarët e Forumit Rinor të Besës dhe Aleancës (Foto)

Shpërndaje

Në fotografinë e postuar në Facebook nga kryetari i Forumit Rinor të ASH-së, Omer Ajdini, shihet se është zhvilluar takim mes tij dhe kreut të Forumit Rinor të BESËS, Liridon Useini. Ajo që bie në sy është se Ajdini ka kërkuar që në takim të marrë pjesë edhe kreu i FR të Alternativës, Afan Elezi, por ky i fundit ka injoruar këtë takim, që lë të kuptohet se Alternativa e Gashit pritet të zyrtarizojë koalicionin me LSDM-në.

A e vlos Alternativa koalicionin me LSDM, pas injorimit të këtij takimi, pritet të shohim në ditët në vazhdim?!