Taravari: ASH-ja do t’i avancojë administratorët shqiptar, jo si deri më tani që nënçmohen (Video)

Shpërndaje

Kur të ashtuquajtura “media” nën kontroll të plotë të Artan Grubit, po tentojnë me lajme të rreme të shpifin.

Sekretari Gjenaral i ASH-së dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në asnjë moment nuk ka fyer administratorët shqiptarë, përkundrazi i ka mbrojtur si gjithmonë.

E që është kështu, do të vërtetohet pas pak kur të jetë transmetimi i plotë i emisionit “Rruga Drejt” në Alsat.

Po atëherë këto “partalla” çka do t’i servojnë lexuesve të “Nënës së Madhes”, pasi vetëm ato u kanë mbetur besnik?!

Taravari dhe ASH kanë në qendër të vëmendjes administratorët shqiptarë, me fitoren e 12 prillit të gjithë do të jemi dëshmitarë se si mbrohet dinjiteti i tyre e si avancohet administratori shqiptar.

Atëherë, vërtetë dikush do të bart byrek, po kush?!

Debati i plotë: VIDEO