“The Voice” në Amerikë bën bashkë Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Shpërndaje

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy artistet shqiptare me famë botërore që duket se rrugëtimi i tyre i suksesshëm nuk ka fund. Së fundmi bukuroshet do ti shohim në një ndër programet më të ndjekura në amerikë atë të “The Voice”.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, këngëtaret kanë njoftuar pjesëmarrjen si këshilltare të jurisë, ose më mirë të themi si “krahu i djathtë” i anëtarëve kryesorë të jurisë.

Dua ka shprehur mirënjohjen e saj për Kelly Clarkson, e cila i ka besuar rolin si këshilltarja e saj.

Ndërkohë Bebe do të jetë pjesë e ekipit të këngëtarit të muzikës country, Blake Shelton, i cili është një prej pjestarëve të jurisë, më fitues të historisë së “The Voice”.