Thyhet selia e PDK-së në Therandë (Video)

Shpërndaje

Dega e PDK-së në Theranë ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit është gjetur e thyer dera e zyrës së kësaj dege.

Sipas tyre, menjëherë është njoftuar Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin.

Gjithashtu nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia në cilësinë e provave disa materiale me të cilat po merren organet e hetuesisë.

“Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh thyerja e Selisë sonë në Therandë, prandaj ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Therandë.