Vd.es aktivisti i VV-së që ishte pla.gosur në protestat e 2007-tës

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë Hysni Hyseni, aktivist i kësaj partie nga Komuna e Prizrenit.

Tashmë i ndjeri merret vesh se kishte qenë i sëmurë kohëve të fundit, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Njoftimi i LVV për Hysni Hysenin:

Sot, me pikëllim të thellë, morëm lajmin që ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje aktivisti ynë Hysni Hyseni.

Hysni Hyseni ka qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren. I pla*gosur rëndë në demonstratën e 10 Shkurtit 2007, ku humbi njërin sy, Hysniu na mësoi se kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e drejtë të perbashkët edhe kur rrezikohemi individualisht.

Atdhedashuria, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë e karakterizuan Hysniun gjatë gjithë veprimtarisë së tij.

Në këto momente pikëllimi i shprehim ngushëllime familjes Hyseni, të gjithë aktivistëve, shoqeve e shokëve te Hysniut.

Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna e virtytet e tij.

Sot në orën 14:30 do të bëhet va*rrimi i të ndjerit në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit.