Zbatimi i ligjit të gjuhëve, larg pritjeve të opinionit

Shpërndaje

Më 14 janar të vitit 2019, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, krye parlamentarit Talat Xhaferi, informoi opinionin se Ligji i Gjuhëve ishte dërguar për publikim në Gazetën Zyrtare. Ligji u publikua më 15 janar, por vetëm me nënshkrimin e krye parlamentarit, pa atë të presidentit. Pas hyrjes në Fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sfida e radhës e Qeverisë ishte themelimi i institucioneve dhe zbatimi i ligjit në fjalë. Përmes konkursit publik të hapur në fillim të muajit shkurt, Ylber Sela u zgjodh drejtor i Agjencisë për zbatimin e Gjuhëve, një nga dy institucionet me rol kyç për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, roli i të cilës është të ndihmojë të gjitha institucionet tjera për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe. Megjithatë edhe pas disa konkurseve të hapura, numri i të punësuarve në këtë Agjenci është më i ulët se ai i parashikuar me ligj. Në afat prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të gjitha institucionet shtetërore duhet të ndryshonin tabelat, dhe tek rejat emri i tyre të figuronte edhe në gjuhën shqipe. Disa e respektuan ligjin, e te tjera vazhdojnë të mos e bëjnë as sot. Në shumë raste ku u bë ndryshimi i tabelave pa marrë parasysh se tek cili institucion dhe çfarë roli kishin, u hasën gabime të shumta drejtshkrimore e sintaksore, disa u korrigjuan, e disa jo. Një nga arsyet që nuk ndiejnë presion për të bërë diçka të tillë është fakti se ligji u jep afat deri më 15 janar të vitit 2020, ndërsa institucioni që do të ketë për obligim sanksionimin e të njëjtave në rast të mos respektimit të ligjit, ende s’ka as drejtor dhe as ekip. Shumë pak kohë më parë Kuvendi miratoi ligjin për themelimin e Inspektoratit, por në konkursin e parë për postin e drejtorit nuk u paraqit asnjë kandidat. U hap konkursi i dytw dhe pak ditw para wrfundimit tw 2019-tws u zgjodh edhe drejtori i kwtij organi. Më 15 janar, i njwjti duhet të jetë gati për të filluar me punë dhe të inspektojë se sa gjuha shqipe respektohet nga institucionet në vend, në të kundër për të njëjtat parashihen sanksione. Megjithatë ekzistojnë dilema nëse gjithçka do të jetë gati deri më 15 janar. Por, derisa institucionet përgatiteshin për kompletimin e Inspektoratit në fillim të dhjetorit mbërriti dokumenti me rekomandimet e Komisionit të Venecias për zbatimin e ligjit në fjalë tek uniformat e ushtrisë, letrat dhe vlerë dhe bankënotat. Ky Komision dhe sugjerime, por për çështje të tjera, sepse tre pikat e mësipërme u vlerësuan si jo problematike. Në mendimin e dhënë nga ky komision qëndron se përdorimi i gjuhës shqipe në gjyqësor, mund të ndikojë në ngadalësimin e funksionimit të gjyqësorit. Rreth rekomandimeve të Komisionit, partitë në vend kishin qëndrime të ndara, në mesin e të cilave edhe partnerët e koalicionit BDI-LSDM. Gjatë vitit 2020 të tjera sfida i presin institucionet sa i takon rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe a do të fillojë përfundimisht zbatimi i këtij Ligji për Përdorimin Gjuhëve, i cili shumë herë ka nxitur polemika e tensione ndëretnike në vend./ALSAT/