Zendeli nga BESA: Nuk ka asnjë përpjekje nga qeveria për dislokimin e lojrave të fatit

Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, sonte është i ftuar në emisionin ‘Arti i financës’ në Klan Maqedoni. Temë e diskutimit është, “A e stimulon shteti industrinë e bixhozit”.

Në këtë diskutim, ka të ftuar edhe nga Lëvizja “Anti-bixhoz”, ku po flitet për dislokimin e lojërave të fatit. Deputeti Zendeli tha se ka pasur iniciativë për dislokim, por kjo ka ardhur nga Lëvizja “Anti-bixhoz”, me aktivitete të ndryshme.

Më tej Zendeli tha se deputetët e qeverisë, nuk kanë kërkuar ndihmë nga ne që këto ligje të kalojnë. Gjithashtu, ai ka thëne se qeveria nuk ka vullnet të mirë për ta zgjidhur këtë çështje. “Nuk ka asnjë përpjekje nga qeveria për dislokimin e lojërave të fatit”, përfundoi Zendeli.