Ziadin Sela: Aleanca për Shqiptarët do të sjellë ligj për përfaqësim të drejtë

Shpërndaje

Ziadin Sela i shoqëruar nga Nënkryetari Remzi Mehmedi, Deputeti Syrja Rashidi dhe Kryetari i FRASH-it Omer Ajdini sonte kanë takuar banorët e fshatit Tuhin të Kërçovës për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre.

Sela ka thënë se qëllimi i Aleancës është të sjellë paqe, rehati dhe mirëqenie për shqiptarët.

Qëllimi i Aleancës nuk ka qenë asnjëherë dhe ju garantoj se nuk do të ndodhë kurrë që të hakmerret ndaj ndonjë shqiptari, ne do të mbrojmë çdo shqiptarë të punësuar ,do ti çlirojmë ata nga presioni politik që ju bëhet atyre nga BDI-ja.

Administratori shqiptarë është i diskriminuar sepse nuk është avancuar edhe pse i ka përmbushur kushtet ligjore ai edhe pas më shumë se dhjetë vite ende ka mbetur në shkallën e parë si bashkëpunëtor më i ri.

Me ardhjen e Aleancës në Qeveri këta administratorë shqiptarë do të avancohen, do ju pranohen edhe diplomat që kanë marrë pas punësimit të tyre. Aleanca do të mbrojë ata dhe do të krijojmë kushte për punësime të reja sepse në programin tonë politik parashohim ligj për përfaqësim të drejtë, me këtë ligj do të hapen mijëra vende pune për shqiptarët.

Prandaj të nderuar Tuhinas,të nderuar shqiptarë ju bëj thirrje që të angazhohemi bashkërisht të sjellim ndryshimin.. deklaroi Sela sonte nga Tuhini i Kërçovës.