Ziadin Sela: Arsimi në gjuhën shqipe është degraduar edhe pse gati dy dekada Ministri është shqiptarë

Shpërndaje

Ziadin Sela sonte ka takuar banorët e Sllatinës, në parafushatën e emëruar “bashkëbisedim me qytetarët” ku është pritur nga shumë banorë të Sllatinës, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Sela ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen sot shqiptarët duke sqaruar masat që parasheh Aleanca në programin e sajë qeverisës 2020-2024.

Sela ka folur edhe për arsimin pikërisht në ditën kur fillon gjysëmvjetori i dytë i shkollave.

Kryetari Sela ka thënë se arsimi shqip në Maqedoninë e Veriut është degraduar në masë të madhe, duke filluar nga kushtet e objekteve, cilësia e arsimit, keqmenaxhimi dhe e fundit dhe më kryesorja është politizimi i arsimit.

Gati dy dekada me radhë Ministria e Arsimit është udhëheqë nga kuadro të BDI por në nxënësit shqiptarë i mohohet e drejta për të mësuar në gjuhën amtare, gjithashtu edhe më tej mbeten shqetësuese tekstet shkollore ofenduese për shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët në programin e sajë i ka përfshi të gjitha këto probleme dhe ju premtojmë me sinqeritetin më të madh se në qeverisjen tonë do ti zgjidhim një nga një.