Ziadin Sela nga Tirana: Qeveria LSDM-BDI e ka humbur që moti betejën me krimin dhe korrupsionin

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë për Euronews-Albania, ka deklaruar se Qeveria aktuale e koalicionit LSDM-BDI ka dështuar në rrugën për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut nuk mori datë për çelje të bisedimeve për anëtarësim për shkak se reformat sidomos në drejtësi kanë dështuar, por jo vetëm, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Më 2016 vendi doli nga një regjim dhjetëvjeçarë i cili kishte dy komponentë VMRO dhe BD.I, koalicioni aktual mes LSDM-së dhe BDIsë s’do mend e humbi betejën me krimin dhe korrupsionin prandaj edhe nuk u hapën negociatat me BE.

Aleanca për Shqiptarët me siguri pas 12 prillit do të marr legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët në pushtet dhe reformat në drejtësi, funksionimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në organet e sigurisë janë top-prioritet tona dhe jam i bindur se me një qeverisje ndryshe data do të vijë patjetër, ka deklaruar Sela për Euronews.