Aksident i tmershëm në Tetovë! Makina nga shpejtësia e madhe përplaset me shtyllën elektrike në mes të rrugës (Foto)

Shpërndaje

Sot rreth orës 13.30 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm afër shkollës së Mesme Mjekësore, ku makina e tipit BMW nga manovrat e shoferit është përplasur me shtyllën elektrike në mes të rrugës, njofton ALBAZONE MEDIA.

Sipas dëshmitarëve okular dhe gazetarit tonë i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes pas aksidentit, thuhet se makina e tipit BMW nga manovrat dhe shpejtësia e madhe, shoferi nuk ka mundur ta kontrollojë makinën dhe më pas është përplasur me shtyllën elektrike, ku edhe nga pamjet që ka siguruar gazetari i ALBAZONE MEDIA, shihet qartë se makina nga shpejtësia e madhe e ka thyer shtyllën elektrike.

Makina është dëmtuar nga pjesa e përparme, por nuk dihet dhe nuk kemi informacione ende sa ka pasur të lënduar dhe sa veta kanë qenë në makinë. ALBAZONE MEDIA do t’ju njoftojë në orët në vazhdim pasi të kemi njoftimin nga policia e Tetovës.

Pamje nga vendi i ngjarjes, të fotografuara nga gazetari i ALBAZONE MEDIA.