Baton Haxhiu ngre kompanin ALB POST në Tiranë, bën thirrje për ndarjen e Kosovës…

Shpërndaje

Analisti Baton Haxhiu deklaroi në emisionin e Ilva Tares në EuroNews Albania se korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet zgjidhja më e mirë.

“Jam i bindur se korrigjimi i kufijve sjell pavarësinë e plotë të Kosovës,” tha Haxhiu. Sipas tij, kjo do të sjellë edhe bashkimin me Shqipërinë. “Fitojmë 30 mijë kilometra dhe Preshevën, dhe nuk humbasim asgjë,” tha Haxhiu, duke shtuar paradoksalisht se nuk kërkon të ketë një rikthim të luftës së Kosovës.

Analisti kosovar, i njohur edhe si këshilltar informal i Edi Ramës, është investuar shumë te historia e ndarjes së Kosovës. Propozimi për ndarjen e Kosovës është vlerësuar nga politikanë dhe ekspertë si katastrofik për shtetin e ri kosovar, jo vetëm në planin ekonomik. Ai do krijonte një efekt domino me pasoja të rënda në rajon.

Nga ana tjetër, gazetarja Aranita Brahaj publikoi disa të dhëna që tregojnë se Haxhiu ka ngritur një shoqëri mediatike të re në Tiranë.

“Baton Haxhiu themelon ALB POST një shoqëri mediatike e re në Tiranë

Një kompani e re mediatike është themeluar në Janar 2020, ajo zotërohet dhe administrohet nga publicisti Kosovar Baton HAXHIU. Shoqëria Albanian Post është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe do të ushtrojë aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, ëebsite dhe të shtruara, botime të ndryshme, prodhime dhe publikime reklamash, tregtim paisjesh për nevoja të mediave elektronike. Në Objekt është shkruar edhe: Publikim i organeve informative, kulturore, argëtuese të shtypit, agjenci publiciteti, realizim reklamash, prodhime audiovideo. Shtypje gazetash, shërbime gazetarie. Po kështu shoqëria parashikon të merret me auditime, konsulenca e trajnime të gazetarëve, operatorëve, fotografëve në fushën e medias elektronike dhe të shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit ë shprehjes së lirë dhe të të pavarur.

Albanian Post është regjistruar në datën 10 janar 2020 me seli në Tiranë e më një kapital fillestar minimalist prej 100 lekësh. Pasaporta e kësaj shoqërie mund të klikohet tek Open Corporates Albania,” shkruan Brahaj./standard.al