Berisha: Anëtarësimi i vendit në NATO është meritë e të gjithëve

Shpërndaje

Shkruan: Ejup Berisha

Ambasadori fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Z.Gjergj Dedaj e paska uruar miratimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën politko-ushtarake Veriatlantike e njohur si NATO. Në një foto të postuar në faqen e tij në Facebook Shkëlqesia e tij Z Ambasador Gjergj Dedaj Uron RMV-në për avancimin e dukshëm të saj drejt NATO-s. Ai në një tekst të shkurtër ka shkruar Urime NATO-n Republika e Maqedonisë së Veriut. Dhe deri këtu gjithçka është në rregull me këtë gjest miqësor tè Ambasadorit të nderuar të Republikës së Kosovës në shtetin tonë. Ky gjest i tij duhet të kuptohet si përpjekje për të përshëndetur një proces shumë të rëndësishëm dhe pozitiv jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin të cilin dalëngadalë po e finalizon shteti ynë fqinj i Republikës së Kosovës. Por ai gjithashtu duhet të kuptohet edhe si një përpjekje për përparimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira që i kanë dy shtetet tona që nga pavarësimi i shtetit të Kosovës nga Serbia në vitin 2008 e deri në ditët e sotme. Deri këtu me urimin e sinqertë dhe miqësor të zotri Ambasador Gjergj Dedaj gjithçka është në rregull. Por ajo që i vë një cikë njollë Urimit të Ambasadorit Gjergj Dedaj është fotoja e postuar e tij janë personat e fotografuar ata pra janë përfaqësues të vetëm një subjekti politik shqiptar më konkretisht të Bashkimit Demokratik për Integrim edhe pse shqiptarët në Kuvendin e RMV-së janë të përfaqësuar me gjithsej edhe tre parti. Çfarë porosie donë të dërgoj Z Gjergj Dedaj me foton që e ka postuar ai në profilin e tij në FB a thua ai donë të sinjalizon se meritat për anëtarësimin e vendit tonë në NATO janë ekskluzivisht të BDI-së. Jo Z.Deda procesi i aplikimit dhe kandidimit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka filluar disa vite para paraqitjes së BDI-së në skenën politike këtu te ne. Meritat për procesin shumë të rëndësishëm të anëtarësimit të vendit tonë në NATO i cili do të duhet të finalizohet së shpejti me ratifikimin e të njëjtit protokol në Parlamentin e Spanjës janë të tè gjithë spektrit politik shqiptar si dhe të të gjithë qytetarëve shqiptarë të cilët gjithmonë njëzëri e kanë mbështetur e mbështesin dhe do ta mbështesin anëtarësimin e RMV-së në NATO. Por ajo cka më befason si individ që jetoj në këtë shtet është ajo se si ju si ambasador përmes fotos së postuar në profilin tuaj në FB vizualisht doni të përcillni mesazh në opinion kinse Ja kush janë më meritorët për finalizimin e dalngadalshëm të procesit të anëtarësimit të RVM-së në NATO. Konsideroj se gëzimin tuaj të cilin nuk e kontestoj është dashur ta shprehni dhe ta ndani edhe me ata dhjete deputet shqiptar që janë pjesë e kësaj përbërjeje të Kuvendit. Prandaj konsideroj se ky gjesti i juaj me foton është sjellje e pazakontë apo e pashembullt e një Shefi të një misioni diplomatik për të cilin duhet të merret Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Kosovës sepse jua kujtoj faktin se ju si Ambasador nuk është e hijshme të mbani raporte të afërta vetëm se me një subjekt politik shqiptar por ju duhet të mbani dhe të kultivoni raporte të mira dhe miqësore edhe me të gjitha subjektet politike të tjera shqiptare si dhe me subjekte tjera afariste dhe joafariste por edhe me qytetarët shqiptar që jetojnë këtu në RVM dhe ju kanë dëshiruar Mirëseardhje vëllazërore.