Boki 13 i kishte dërguar fotografi të mobilieve Janevës: “I zgjodha, janë të paguara”

Shpërndaje

Në seancën e sotme për rastin “Reketi” janë lexuar SMS-mesazhe nga “Whats App”, të cilat i akuzuari i parë në këtë rast, Bojan Jovanovski i kishte dërguar ish-prokurores speciale Katica Janeva.

Komunikimi mes tyre kishte filluar më 25 shkurt të vitit 2019.

Boki 13 i kishte nisur disa fotografi të mobilieve Janevës me mbishkrimin “I zgjodha, janë të paguara”

Janeva nuk e ka kthyer mesazhin, respektivisht prokurorja Ivana Trajqeva nuk lexoi përgjigjen.

Gjykimi për rastin “Reketi” sot po vazhdon me prezantimin e dëshmive materiale të siguruara nga Prokuroria.