Deri në mesditë ka afat për dorëzimin e amendamenteve

Shpërndaje

Partitë politike të cilat kanë vërejtje për Propozim-ligjin e prokurorisë publike sot deri në mesditë duhet të dorëzojnë amendamente ku me siguri të hënën do të mbahet takim i ri ku do të diskutohet për atë se cilat amendamente janë të pranueshme.

Ky ka qenë epilogu i takimit të djeshëm i grupeve të punës të partive politike të cilat rreth dy orë kanë diskutuar në Kuvend.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pas përfundimit të takimit të grupit punues të pushtetit dhe opozitës për ligjin e prokurorisë publike, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga LSDM-ja, BDI-ja, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Grupi i deputetëve të pavarur i VMRO-DPMNE-së tha se VMRO-DPMNE në takim nuk ka parashtruar amendamente, por kanë lexuar vërejtje prej ekspertëve të ndryshëm që kanë dalë prej debatit publik.

“Ne gjithashtu kemi hapur edhe debat për interpretimin e qëndrimeve të caktuara të ekspertëve dhe kemi parë që ekziston lexim i ndryshëm i qëndrimeve të caktuara, kështu që u kërkua prej tyre të përgatisnim amendamente ashtu si edhe grupet tjera politike që i dorëzuan dhe këtë ta bëjnë deri nesër në orën 12”, tha Deskosa.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski propozon Ministria e Drejtësisë t’i thërras ekspertët ligjor të cilët kanë dhënë mendime për ligjin dhe me ato të përpilohen amendamente. Ai tha se janë të përgatitur për takime të reja.

VMRO-DPMNE, siç deklaroi pas takimit Milloshoski, nuk e ka për qëllim të luaj rolin e ekspertit dhe për këtë përparësi u jep ekspertëve ligjor. Vlerëson se amendamenti i përgatitur prej ekspertëve është më i mirë nga amendamentet e partive politike.

BDI-ja e mbështet miratimin e ligjit për prokurorinë publike, por ka edhe vërejtje dhe propozime konkrete të saja, deklaroi koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së Artan Grubi, duke potencuar se ka pasur shumë takime konstruktive mes partive parlamentare rreth ligjit për PP-së për të cilin të gjithë i kanë dhënë mendime e tyre, por është diskutuar edhe për rekomandimet e ekspertëve që kanë dalë nga debati publik.

Takimi i sotëm vijon pas debatit publik dyditor në të cilën përfaqësues të partive politike dhe ekspertë nga kjo fushë kishin mundësi t’i shprehin vërejtjet e tyre. Ministria e Drejtësisë paralajmëroi se një pjesë e tyre do të inkorporohen në zgjidhjen e propozuar ligjore e cila duhet të jetë në seancë kuvendore nëse partitë politike sot i harmonizojnë qëndrimet.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se nëse deri në Parlament dorëzohet i harmonizuar Propozim-ligji për prokurorinë publike dhe me përmbajtje dhe me shumicë të dakorduar, ai menjëherë do të vendoset në seancë kuvendore.

“Ka mundësi të tillë rregulloreje”, deklaroi Xhaferi në takim me gazetarët, duke shtuar se gjithçka varet nga vullneti i përbërjes parlamentare.

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev nga Tetova tha se është mirë për shtetin tani, para zgjedhjeve, të miratohet ligji i prokurorisë publike. Shfaqi shpresën se Qeveria do ta miratojë në seancën e ardhshme që të mundet deri në shpërndarjen e Parlamentit të jetë në seancë plenare.

Kjo do të jetë arsye shtesë dhe motivim për vendet anëtare edhe komisarin evropian të sjellin vendim pozitiv në kohën kur do të vendosin për datën e zgjerimit. Kjo është shtytje serioze shtetërore të cilin e pres nga të gjithë deputetët./GazetaExpress/