Deskoska: Shihet qartë qëllimi që të pengohet miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në ‘Facebook’ shkroi se “shihet qartë qëllimi i disa partive politike që ta pengojnë procesin e miratimit të Ligjit për Prokurori Publike.

“Shihet qartë se një pjesë e strategjisë së VMRO-DPMNE-së është që tredhjetë deputetë të replikojnë fjalimin tim dhe kjo do të ishte dy orë e gjysmë shtesë deri në tre orë për replika dhe kundër-replika. Për këtë shkak vendosa që as unë, dhe as deputetët nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit të mos marrim fjalë, me çka kursejmë së paku tetë orë debat me fjalimet tona”, shkroi Deskoska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në seancë kishte replika edhe ndërmjet kryetarëve të grupeve kuvendare të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE kërkonte zgjedhje më 12 prill për shkak të marrëveshjes paraprake të kryetarëve të partive politike te kryetari Stevo Pendareovski.

Nga LSDM thanë se së pari duhet të votohen ligjet e rëndësishme për shtetin dhe më pas të shkohet në zgjedhje. Seanca pritet të fillojë në orën 13:00