Distria Krasniqi e artë, Nora Gjakova e bronztë në Grand Slam Paris (Video)

Shpërndaje

Sot në Grand Slam Paris Distria Krasniqi (-52kg) është stolisur me medalje të artë, me 5 ndeshje të fituara!

Në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari garuesen nga Algjeria, Faiza Aissahine.

Distria në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon francezen Penelope Bonna.

Në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon nënkampionen Botërore, japonezen Ai Shishime.

Krasniqi në gjysëmfinale mposhti poashtu me 3 denime për Ippon Kampionen Olimpike nga Londra 2012, brazilianen Sarah Menezes.

Distria në finale mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen italiane, Nënkampionen Olimpike Odette Giuffrida dhe u shpërblye me medalje të artë!

Nora Gjakova (-57kg) është stolisur me medalje të bronztë me 4 ndeshje të fituara dhe 1 të humbur, në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Azerbajxhani Alexandra-Larisa Florian.

Në ndeshjen e dytë Nora mposhti me 3 denime për Ippon francezen Priscilla Gneto edhe pse ishte duke humbur me Wazaari.

Në çerekfinale humbi me Wazaari nga portugezja Telma Monteiro dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Në repasazh Nora mposhti me 3 denime për Ippon kanadezen Jessica Klimkait.

Për medalje të bronztë mposhti me Ippon francezen Sarah Leonie Cysique dhe u shpërblye me medalje të bronztë!