Fjalimi i Kurtit në protestën e vitit 2007 ku u vr.anë dy persona (Video)

Shpërndaje

Gjatë protestës së datës 10 shkurt 2007, ku po kundërshtohej Pakoja e Ahtisaarit, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u vr*anë nga Policia rumune e UNMIK-ut.

Prijës i kësaj proteste që rezultoi me 80 persona të lënduar [disa prej tyre shumë rëndë] ishte kryeministri aktual, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.

Madje në këtë ditë, ai kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë, me ç’rast i kishte quajtur mashtrues anëtarët e Ekipit Negociues të Kosovës.

“Thonë që Kosova sipas pakos së Ahtisaarit do të ketë Kushtetutë, prandaj po u bëka shtet. Kushtetutë kemi pasur edhe në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës–ajo ka qenë autonomi. Përderisa është në fuqi Rezoluta 1244, nuk ka sovranitet për Kosovën”.

Më poshtë mund ta dëgjoni fjalimin e plotë të tij.