Gjithçka që ndodhi sot në Kuvend: Armiqësia e Vjosa Osmanit me PDK’në që nuk po mbaron

Shpërndaje

Vjosa Osmani udhëhoqi seancën e parë të saj me një fotografi të madhe të Hashim Thaçit prapa vetes, të cilën e vendosi Mergim Lushtaku. Pastaj vazhdoi debati parlamentar, që kryesisht përmbante përplasje mes kryeparlamentares Osmani e deputetëve të PDK’së.

Gazeta Express

Seanca e sotme plenare nisi me pamjen e deputetit të PDK’së, Mërgim Lushtaku, në krye të Kuvendit. Ai po i vendoste kryeparlamentares Vjosa Osmani një fotografi të madhe të presidentit Hashim Thaci. Seanca vazhdoi me pak diskutime për pikat e rendit të ditës, e shumë përplasje.

Diskutimi filloi me falëndërime e nderime të njëri-tjetrit, por këto zgjatën deri në mundësinë e parë që PDK’ja pati.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së reagoi menjëherë pasi iu ndal fjala, e kryeparlamentarja Osmani i kërkoi që të mos bërtiste.

“S’keni nevojë me bërtitë z. Hamza” , i tha kryeparlamentarja Osmani, Hamzës së PDK’së, i cili po kërkonte t’i lejohej ta vazhdojë fjalën e tij, transmeton Gazeta Express.

“Kësaj radhe po ju lejojmë (ta vazhdojë fjalën). Herave tjera merrni mbledhje të kryesisë dhe lexoni pak më mirë e i kuptoni ato që janë diskutuar”, i ka thënë pastaj Osmani.

E Hamza tha se kryeparlamentarja po vazhdon të ketë sjellje arrogante ndaj PDK’së, duke rikthyer në debat ngjarjet që kanë ndodhur që nga zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit.

“z. Kryetare nuk ju duhet kjo arrogancë, nuk e keni nisur mirë. Ne jemi për kohezion në brendshëm, por kohezionin duhet ta krijojë pozita. Falëmnderit për këshillën, do të flasë më butë, por keq e keni nisur. Kjo arrogancë nuk të çon kurrkund”, është shprehur Hamza.

Kur Osmani në një rast i tha Hamzës se po ia jepte fjalën, Shefi i GP të PDK’së, fillimisht i tha se “nuk po i bënte nder dhe se kjo i takonte me rregullore të Kuvendit”.

Kryeparlamentarja i tha se e di mirë se cka i takon me rregullore, Hamza ia ktheu se “bëhesh sikur i di, por nuk i di aq mirë”.

Osmani u kërkonte deputetëve të opozitës të flisnin për pikë e dytë të rendit të ditës, që ishin komisionet parlamentare.

Ndërkaq deputetët e PDK’së po ktheheshin te dita e parë e zgjedhjes së saj kryeparlamentare, pastaj serish te zhvendosja e fotografisë së Thacit.

Osmani në një konferencë për media pas mbledhjes së fundit të kryesisë, të cilën e bojkotuan anëtarët e PDK’së, tha se partia e Kadri Veselit po e përdorë zhvendosjes e fotografisë së Thacit si arsyetim sepse PDK’ja, sipas saj, ka nisur me bojkot që nga zgjedhja e saj në krye të Kuvendit.

E sot Hamza tha se nuk e kishin bojkotuar seancën e 3 shkurtit për zgjedhjen e Osmanit, por se ishin njoftuar shumë vonë për mbledhjen e Kryesisë.

“Në orën 18:26 kemi marrë mesazh se në orën 18:30 do të mblidhej kryesia e Kuvendit”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se PDK’ja “nuk është opozitë e shtetit” dhe se përkrah cdogjë që është në të mirë të vendit, por ka shtuar se “kohezionin e brendshëm” duhet ta bëjë pushteti, e jo partitë opozitare.

Pas Hamzës ka folur edhe deputeti Bekim Haxhiu. Ai i tha Osmanit se ishte zgjedhur kryeparlamentare me votat e Listës Srpska dhe u kërkoi pozitës të tregonin nëse kanë koalicion qeverisës me përfaqësuesit serbë.

“Nuk është marre nëse keni bërë koalicion me Listën Srpska. Marre është me e fsheh. Është edhe e dëmshme”, ka thënë Haxhiu.

Pastaj ndërhyri shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi,

Deputetja e Nismës, Albulena Balaj, tha se Grupin e saj parlamentar, që përbëhet prej gjashtë deputetëve

“Shumë mirë që ju qenkeni njoftuar katër minuta para mbledhjes së kryesisë. Sepse ka këtu deputetë dhe grupe parlamentare që nuk janë njoftuar fare. Isha duke shkuar ne Prizren kur e kuptova që ishte duke u mbajtur një seancë”, tha ajo.

Këto i përkrahi edhe shefi i GP të AAK’së, Daut Haraidinaj, i cili tha se nuk ishin njoftuar me kohë.

Shefi i GP të LDK’së, Arben Gashi, e sqaroi se si e thirri mbledhjen e krysisë ku do të vendosej për seancën për votimin e kreut të Kuvendit.

Ai po ashtu tregoi se si i kërkoi deputetëve të serbë të qëndronin në Kuvend, kur po votohej për Osmanin.

E krejt në fund, Memli Krasniqi i PDK’së pati një ankesë tjetër për kryeparlamentaren Osmani.

Ai u ankua për fillimin e seancën nën tingujt e këngës së legjendës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, që vdiqm më 7 shkurt. Sipas Krasniqit, lëshimi i këngës ishte kundër kërkesës dhe amanetit që e kishte lënë këngëtarja para se të vdiste.

“Zonja Pagarusha ka kërkuar që ky klip mos të paraqitet ndërkaq ju e transmetuat. Ju keni gabuar rëndë. Gabimet e paqëllimshme ndodhin por ju lutëm që në raport me opozitën mos të gaboni”, ka thënë ai. /Express/