Gjyshja kosovare bëhet hit në internet, hip në BMW luksoze duke bërë këtë veprim (Video)

Shpërndaje

Një grua e moshuar shqiptare është bërë hit në internet, derisa shihet duke e shtypur gazin e një veture BMW dhe duke bërë zhurmë të madhe.

BMW është marka më e dashur e veturave për shumicën e njerëzve në botë.

Shoferë të rijnë dhe jo vetëm, janë apasionant të veturave të BMW’së, pasi që ato njihen edhe për shpejtësinë e madhe që kanë.

E fanse e flaktë e BMW’së, duket se është edhe një gjyshe shqiptare nga Kosova, e cila është bërë hit në internet.

Në një video të publikuar në ‘Marakli t’kerreve’, shihet një e moshuar duke u ulur në një BMW M dhe më pas shtyp gazin duke shkaktuar zhurmë të madhe.

Ajo dëgjohet duke thënë se do të ishte më mirë ta vendoste shaminë dhe të bënte fotografi dhe gjithashtu duke kërkuar nga fëmijët e saj që të mos bëjnë shaka me veturë.

Në pamje ajo duket që është shumë fanse e flaktë e veturave e sidomos e BMW’së dhe mënyra si i jep gaz, është bërë virale në internet.

Kliko VIDEO