Grupi parlamentar i VMRO-së kërkon shpërbërjen e Kuvendit

Shpërndaje

Koordinatori i grupit të VMRO-së, Nikolla Micevski para gazetarëve kërkoj publikisht që kreu i Kuvendit Talat Xhaferi të caktoj seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës, shpërbërja e Kuvendit, në ditën për të cilën siç thotë ai u morën vesh në takimin e liderëve, 13 shkurt, përcjell TV21.

Micevski tha se të gjitha kushtet për të shkuar në zgjedhje janë përmbushur, por thotë se LSDM-ja është duke gjetur arsye për tu ikur zgjedhjeve.

Por për këtë gjë, foli dit më parë vet krye-parlamentari, Talat Xhaferi ai tha se mund që Kuvendi të shpërbehet më 16 shkurt. Ai tha se këtë vendim e morri pasi pyeti fillimisht KSHZ-në. Sipas tij Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u duhen 55 ditë për të realizuar zgjedhje.