Halil Kastrati po e hap një kuzhinë humanitare në këtë komunë

Shpërndaje

Humanisti shqiptar, Halil Kastrati, ka njoftuar se të mërkuren në orën 13:00, do të hapet një kuzhinë humanitare në Komunën e Lipjanit.

Kastrati përmes Facebook ka shkruar se kjo kuzhinë do u shërbejë të gjithë komuniteteve në vend ndërsa ka shtuar se në të, do të ushqehen 100 persona me nga një shujtë ditore.