Haradinaj tregon se si e kundërshtoi Angela Merkelin për taksën ndaj Serbisë

Shpërndaje

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ai e ka kundërshtuar kancelaren gjermane Angela Merkel për heqjen e taksës, pasi që sipas tij, për të hequr taksën duhej të kishte një kontratë nga ana e tyre që Serbia e njeh Kosovën.

‘’Kur më ka thënë Angela Merkel, hiqe taksën, unë i kam thënë po e hjeki menjëherë, por ma vendos këtu një kontratë që Serbia do ta njeh Kosovën’’ është shprehur Haradinaj.

Kurti gjithashtu ka thënë se procesin e dialogut Kurti po e kthen në vitin 2012, aty ku e nisi Hashim Thaçi.

“Këta janë duke e kthyer Kosovën në vitin 2012, aty ku e nisi zoti Thaçi’’, ka theksuar Haradinaj në Dukagjin.

Kujtojmë që në nëntor të vitit 2018, ish- kryeministri kishte vendosur taksë 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, taksë e cila tani në Qeverinë Kurti, do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.