Ilir Osmani i përgjigjet Emin Azemit: BDIja veçmë e ka mun.dur vetvehten

Shpërndaje

Shkruan: Ilir Osmani

“BDIja tashmë e ka mun*dur vetveten!”

Sot lexova diçka interesante. Lexova një “artikull” të njëfar “analisti” i cili thoshte se e vetmja mundësi që BDIja të mundet është që ajo ta mundë vetveten, përndryshe s’ka kush e mundë atë. Edhepse zakonisht nuk i marr parasysh këto lloj shkrimesh tifozike, kjo më bëri përshtypje sepse duke e parë situatën objektivisht kjo duket tepër jasht korrnizave logjike.

Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë e ka mun*dur vetveten, edhe atë përmes dështimeve të panumërta në qeverisje, aferave korruptive dhe njerëzve të inkriminuar e imponuar për dekada me rradhë. Qeverisja e BDIsë e ka bërë Maqedoninë e Veriut ndër vendet më të korruptuara në botë (në një nivel me Mongolinë), përderisa cilësinë e arsimit e ka sjellur në një nivel me atë të Lindjes së Mesme dhe Azisë Qëndore (shih rezultatet e PISAS). Niveli i papunsisë tek të rinjtë e bën Maqedoninë e Veriut të tretën në botë sa i përket papunsise tek të rinjtë, dhe sipas Westminster Institute for Democracy në 2019 vetëm 3% e të rinjëve janë të kënaqur me gjendjen e tyre në këtë shtet. Në anën tjetër përfaqsimi i shqiptarëve mbetet minimal nëper vende udhëheqëse, ku p.sh. në Agjencionin për Rini dhe Sport nga 8 vendet udhëheqëse asnjë s’është shqiptar. Pra, ajo ka dështuar në çdo aspekt dhe prandaj e ka mun*dur vetveten.

Në anën tjetër BDIja veçmë ka humbur edhe legjitimitetin e popullit. Në vitin 2016 ajo u përgjysmua dhe mbeti me më pak vota sesa opozita. Pra, edhe në aspektin numerik ajo veçmë është e mun*dur dhe koalicioni që është formuar duket qartë se nuk do e ketë shumë të vështirë ta arrij fitoren.

Analisti i cili kishte shkruar atë “artikullin” mendon se ka pesë parti në taborin opozitar shqiptarë edhe pse dy prej tyre janë pjesë e pushtetit. Kjo është sipas meje shigjeta e parë e hel*muar që lëshon ky analist në opinion. Ta faktorizosh dhe quash parti politike RDK-në e Vesel Memedit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit dhe mos të qeshësh don të thot mos të kesh aspak kontakt me realitetin ose thjeshtë të kesh tendencë për manipulim të opinionit. Vesel Memedi si duket as votën e tij nuk e ka të sigurtë për “partinë” e tij ndërsa PDSH-ja në 3 ciklet e fundit veçmë e ka dëshmuar inegzistencën e saj ngatise në çdo cep të Maqedonisë së Veriut.

Gara zgjedhore këtë her do të zhvillohet ndërmjet koalicionit Aleanca për Shqiptarët -Alternativa dhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bishtave të saj. Fitorja do ti takoj atyre që duan ndryshim e përmirësim dhe sondazhet që kam parë unë tregojnë se gjasat për të ndodhur kjo janë shumë të mëdha. Mirëpo këto zgjedhje do të prodhojnë edhe një efekt tjetër. Pastrimi i skenës politike në taborin shqiptarë nga parti me afat të skaduar që nuk kanë as strukturë as vizion besoj se do të ndodhë.

Për fund, të mendosh se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka mposhtur veten është naivitetet, në mos tendencë. Prandaj edhe “analistat” e tillë nuk duhet të merren me seriozitet sepse dihet në mulli të kujt e çojnë ujin ata.