KOHA E RINIS

Shpërndaje

Shkruan: Selim Iljazi

Gjuhën politike e kanë të njejtë, veprimet të cilësuara nga qëllimet shpeshherë na dalin të njejta dhe përfundimi zakonisht e mbërthen gjithë këtë simbiozë, me një fjalë e ajo është se “të gjitha , janë njësojë”.

Zhytja e madhe në korrupsion dhe krim të organizuar e kësaj klase politike e cila ka qenë pjesë e pushtetit tone për vite të tëra e deri më sot, dhe shumë dështime në luftimin e dukurive negative qe po ndodhin në Maqedonin e Veriut mendoj që i duhet një brez i ri politik sepse jemi të zhgënjyer nga udhëheqja e deri tanishme e politikanëve tanë.

Për fat të keq rinia në Maqedonin e Veriut po përdoret gjithnjë e më shumë nga partitë politike vetëm gjatë kohës së fushatave zgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve në vendë. Kjo është dukuri që kontribuon negativisht tek të rinjtë dhe kjo duhet të ndryshojë nga krerët e partive politike.

Rinia duhet të ketë qasje në proceset vendimmarrëse dhe në ato procese që implementohen në plan programet qoftë të zhvillimit ekonomik apo zhvillimin e sektorëve tjerë, që kanë të bëjnë me vendin. Ne në Maqedonin e Veriut jemi të vetëdijshëm plotësisht se rinia gjatë kohës së fushatave zgjedhore përdoret për të bartur postera e fletushka të partive politike.

Në vendin ton nuk mundet të ketë zhvillim ekonomik e as politik për deri sa vazhdojmë një rrugë të gabuar kur nuk e dimë as udhën deri te oborri i shtëpisë ton. Shumë mërgimtarë dhanë për këtë vend dhe shumë fonde u hapen për ti ndihmuar me para këtij vendi por ata para shkuan ne xhepin e atyre qe ja duan të keqën këty vendi, ne të gjithë kemi pritur ndryshime por kjo nuk ndodhi, sepse ky vendë ka nevojë ende shumë për ndryshime në të gjitha sferat. Miqtë tanë ndërkombëtar po japin sinjale për ndryshim të kësaj klase politike dhe po kërkojnë një produkt të ri
politik që sjell ndryshime serioze . Me njerëz serioz dhe me njerëz qe janë të pastër para ligjit dhe të gjitha ata që kanë probleme me ligjin mos të jenë pjesë e politikes . Nëse do të kemi vetëdijesim të mirëfilltë të qytetarët.ne duhet të kemi edhe spektër të ri politik por edhe qeverisje të re , në të kundërtën Maqedonia e Veriut do mbetet shtet i partive politike të korruptuar. Mendoj që çelësi i vetëm për shpëtimin e këty vendi është rreshtimi gjithëqytetarë për një strukturë të re politike , të mirëfilltë dhe demokratike . Nuk na duhet neve një qeveri e deri tanishme e korruptuar dhe jo funksionale.

Ne besojmë se kjo dukuri negative të ndryshojë, përndryshe rinia do të mbetet gjithmonë pasive, me shpresën se një ditë do të bëhet mirë. Rinia është e tashmja dhe e ardhmja dhe me ta mund të bëhet ndryshimi për të ecur përpara. Maqedonis së Veriut sot më shumë se kurrë i duhet dije, intelektual të rinj, specialistë e ekspertë të fushave të ndryshme më shumë se diploma e militantë partish.