Komori i dhuroi Kinës, 100 euro për luftën kundër koronavirusit

Shpërndaje

Shteti i vogël ishull Komori, i dhuroi Kinës donacion simbolik prej 100 eurove për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Ceremonia e dhënies së donacionit u mbajt në kryeqytetin Moroni në fillim të muajit janar, por për këtë mediat lokale publikuan në ditët e fundit.

Delegacioni i kryesuar nga Ahamad Msa M’liva i dhuroi shumën simbolike prej 100 eurove ambasadorit kinez për furnizimin me maska mbrojtëse.

“Ne e dimë kapacitetin e Kinës, ky gjest simbolik është në fakt tregues se Komori është i shqetësuar për shkak të epidemisë”, u shpreh M’liva.

Ai i lavdëroi autoritetet kineze për shkak të komunikacionit dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me organizatat ndërkombëtare në luftë kundër përhapjes së koronavirusit.

Komori është shtet ishull në Afrikën Jugore. Ndodhet në Kanalin e Mozambikut në mes ishullit Madagaskar dhe tokës afrikane.