KURTI: Nuk kam ardh në qeveri me pazare, s’ka kush më shantazhon mua (LIVE)

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin KURTI në intervistën e cila po ndodh tani në RUBIKON në KTV, njëra ndër pyetjet e gazetarit ishte, duke ia përmendur Ramush Haradinaj i cili ditë më parë ka qenë mysafir i këtij emisioni, kishte thënë se: Albin Kurti është i shantazhuar për heqjen e taksës 100%, por Kurti dha një përgjigje të shkurtë dhe të qartë, “unë nuk kam ardh në qeveri me pazare dhe s’ka kush më shantazhon mua”, njofton ALBAZONE MEDIA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka fuqi që e shantazhon atë.

Kurti tha se ai nuk erdhi në pushtet me pazare politike, por me vota të popullit, kësisoj as kush nuk mundet ta shantazhojë.

“Nuk ka fuqi që më shantazhin mua, sepse unë nuk kam ardh në pushet me pazare politike, por me vota të popullit”, deklaroi Kurti, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Qeveria Kurti po përballet me opozitën sa i përket çështje së taksës. Kurti është pro idesë që taksa të zëvendësohet me reciprocitet dhe vazhdon të qëndrojë prapa këtij qëndrimi.

Gjithashtu Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme mori vendim që t’i ulë pagat e qeveritarëve, ndër to edhe të veten./ALBAZONE MEDIA/

Intervista live: