Llalla: Arritja e koalicionit ASH-AAA ia hap rrugën Besës për të koalicionuar me cilën parti të dëshiroj

Shpërndaje

Analisti Arben LLalla mbrëmë ishte i ftuar në emisionin ‘Click-Plus’ në TV21, ku ka bashkëbiseduar me Arjanit Hoxhën nga Besa dhe analistin Artan Dika. Llalla deklaroi se ASH, nxitoi me ultimatumin që u’a dha partive politike, duke e ditur se ata kanë bërë marrëveshje me njëra tjetrën dhe i kanë ‘ng*ulur thi*kën’ Besës. Sipas Llallës, ky veprim i dy subjetëve politike i ka bërë nderë BDIsë, sepse ja ka zgjatur jetën në pushtet por i ka bërë nder edhe Besës duke ia hapur rrugët për koalicionuar me kë të doj.

“Arritja e koalicionit në mes ASH-AAA, do i bënte nderë BDI-së, duke ia zgjatur jetën në pushtet dhe Besës duke ia hapur rrugët për të koalicionuar me kë të doj. Besa mund të bëj një koalicion të gjërë me LSDM-në që t’i bashkangjitet llokomotivës qeveritare dhe të jetë pjesë e pushtetit pas 12 prillit, ndërsa ASH-AAA do e zavendësonte PDSh-në si opozitë konstruktive”, deklaroi Llalla.