Majlinda Sulejmani kërkon përkrahjen e shqiptarëve në Zvicër

Shpërndaje

Në 8 mars, mbahen zgjedhjet për kantonin e St. GALLEN në Zvicër . Majlinda Sulejmani, është shqiptarja e cila është konkurente për ngjitjen e shkallëve më të larta të politikës zvicërane. Ajo është kandidate për deputete në partinë zvicërane CVP.

Majlinda ka rreth 30 vjet që jeton në Zvicër dhe është e angazhuar politikisht që nga viti 2008.

Majlinda njihet nga shqiptarët në Zvicër për angazhimet e saj si aktiviste jo vetëm për mirëqenien e tyre në Zvicër , por edhe duke lobuar për integrimin e femrave shqipëtare . Ajo është edhe anëtare e disa shoqatave të tjera.