Me ceremoni shtetërore Kurti pranon detyrën si kryeministër (LIVE)

Shpërndaje

Sot Albin Kurti pritet që edhe zyrtarisht ta marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës.Për ceremoninë që pritet të filloj në ora 11:00, në ndërtesën e qeverisë kanë filluar përgatitjet sipas protokollit shtetëror.Tepiu u kuq është shtruar për Kurtin, i cili tani pritet që angazhimin e tij politik ta vazhdoj në zyrat e kësaj ndërtese.Deri më tani në ndërtesën e qeverisë janë parë të hynë zëvendëskryeministri Haki Abazi si dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Garda e FSK-së dhe tepihu i kuq janë bërë gati për të pritur kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.Kryeministri i ri pas pranimit të mandatit do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.Votimi i kabinetit të tij qeverisës u bë në seancën e së hënës me 66 vota pro dhe 10 abstenime.VV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, të dielën arriti përfundimisht marrëveshje bashkë-qeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.Votimi i Qeverisë Kurti erdhi pas një seance maratonike e cila zgjati plotë 7 orë dhe që u përcollë me akuza dhe kritika nga opozita e posaçërisht nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.Ekzekutivi i ri në krye me Albin Kurtin do t’i ketë 15 ministri, gjashtë nga këto dikastere qeveritare do të drejtohen nga Vetëvendosje, gjashtë të tjera nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse tre do t’i takojnë minoriteteve.