Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve, do të shkaktojë krizë të thellë politike

Shpërndaje

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh i prerë se është kundër çdo shtyrje të zgjedhjeve të 12 prillit. Sipas tij çdo shtyrje eventuale nënkupton krizë të thellë politike në vend.

“Nuk ka nevojë për takim liderësh në rast se flasim për mbajtjen e zgjedhjeve. Data është caktuar, jemi marrë vesh dhe kjo duhet të zbatohet. Çdo shtyrje eventuale do të thotë krizë serioze në shtet”, tha Mickoski.

Gjithashtu kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në konferencën e sotme për shtyp propozoi që të formohet grup ekspertësh për përpilimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Mickoski theksoi se propozimi i tij parasheh që edhe pushteti të propozoj emra konkret të ekspertëve.

“Ejani të bëjmë një ligj i cili me të vërtetë që do të jetë reformator dhe evropian, të vetmit tqë mund ta bëjnë këtë janë ekspertët të cilët i kanë kushtuar një jetë problemit konkret. Dhe për këtë themi këto gjashtë emra jenë emra të profesorëve, ja po e lëmë të lirë që edhe pushteti të zgjedhë emrat e tyre, dhe pastaj bashkarisht ta përkrahim ligjin konkret”-pohoi mes tjerash Mickoski.