Nesër pritet shi dhe borë, nga e hëna temperatura deri më 19 gradë

Shpërndaje

Nesër parashikohen reshje të shiut, ndërsa në male nën ndikimin e valëve të lagështisë pritet të ketë reshje të dëborës. Në fundjavë do të ketë ngritje të temperaturave deri më 19 gradë.

“Nesër pasdite reshjet do të jenë më të rrëmbyeshëm. Në orët e mbrëmjes reshjet do të kalojnë në borë dhe në vende më të larta. Gjatë natës dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperaturat e ditës do të rriten nga e diela” thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Gjatë ditës së sotme kemi mot kryesisht me diell, me temperatura nga 9 deri në 16 gradë, nesër minimumi nga -1 deri në gjashtë gradë, ndërsa temperaturat ditore nga 3 deri në 12 gradë. Të shtunën dhe të dielën temperaturat maksimale do të rriten në 13 dhe 15 gradë, me çka në fillim të javës së ardhshme do të arrijnë deri në 19 gradë.