Pamje 3D të aksidentit të Kobe Bryant (Video)

Shpërndaje

TheFlightChannel në YouTube ka publikuar pamje 3D të fluturimit të helikopterit ku mbeti i vrarë legjenda e basketubollit, Kobe Bryant,vajza e tij dhe 7 persona të tjerë.

Ndërkohë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, i cili po drejton hetimet për shkaqet e aksidentit, raportoi se helikopteri ku udhëtonte Bryant dhe 8 personat e tjerë nuk ka pasur asnjë problem në motor.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton gjithashtu dhe rolin që mjegulla mund të ketë pasur në aksident dhe përfundimet e hetimit pritet të zgjasin të paktën 1 vit.

Instrumentat e mjetit fluturues u gjetën të dëmtuara nga përplasja dhe pjesa më e madhe e tyre ishin djegur. Hetuesit besojë se meqenëse një pemë u gjet me shenja prerje në vendin ku ndodhi përplasja tregon se motori i helikopterit ka funksionuar më së mirë.