Pamje spektakolare nga maja e Kikës

Shpërndaje

Maja e Kikës është njëra prej pikave më të larta të Anamoravës. Kika, ky fshat kufitar këto ditë ka marrë një pamje të admirueshme. Aty gjithçka është mbuluar nga bora. Kika është një prej atyre vendeve që duhet t’i vizitoni patjetër në Kosovë, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Ndonëse reshjet e borës kanë rënë në sasi të mëdha, Komuna e Kamenicës është kujdesur që të zjbllokojë rrugët që të shpiejnë në majën më të lart të kësaj komune, aty ku edhe prodhohet energjia e ereës. Këtu është një botë kaq e mahnitshme. Bukuria është aq tërheqëse sa edhe ngricat e rënda nuk i trembin qytetarët të cilë gjatë gjithë ditës e kanë vizituar.