Për ata që nuk e kuptojnë joseriozitetin e ofertës së ASH për koalicionim trepalësh

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Duke shprehur keqardhje per deshtimin e vullnetit deklarativ te lidershipit te ASH per koalicionim trepalesh, me lejoni qe te bejme disa sqarime te vogla per ata qe nuk e kupjtojne joseriozitetin dhe josinqeritetin e ofertes per ndarje te listave ne njesite e votimit.

Per nga forma, ne kete oferte parashihet ndarja e posteve ne listat zgjedhore me nje shume tejet ambicioze prej 3+3+10+2=18 vendeve fituese per koalicionin e supozuar te ndryshimit, duke harruar fare faktorin e probabilitetit apo te gjasave reale te fitores se vendeve, pra duke e minimizur fuqine e BDI-se ne pushtet ne gjithsejt 2 mandate fituese, bazuar ne numrin e pergjithshem te deputeteve te partive shqiptare prej 20 sosh ne zgjedhjet e fundit parlamentare…!

Per nga rradhitja neper lista, Zoteria e ASH, vetem e ofron marreveshjen e arritur paraprakisht me Alternativen, ku i kane ndare bartesit e listave ne baza proporcionale prej 50% per secilin prej tyre, te cilet edhe sipas sondazheve me pesimiste, me ndihmen e votave te pergjithshme te nje koalicionimi trepalesh, fitoren e kane potjuajse 100% te sigurte. Pra AA merr 2 deputete te sigurte ne njesine zgjedhore nr. 1 dhe 2, ndersa ASH fiton poashtu 2 deputete te sigurte ne njesine zgjedhore numer 5, dhe 6, gjegjesisht secila merr nga 2 deputete fitues.

Perpiluesi i ofertes si autor ekskluziv dhe subjektiv i letres eshte perkujdesur qe vendi i dyte neper lista t’u takoje ne menyre alternuese apo me rrotacion dy subjekteve te koalicionit te tanishem. Pra ne njesine numer 1 dhe 2 ku bartes eshte AA, ASH e ka zene vendin e dyte fitues dhe anasjelltas ia ka lene vendin e dyte partnerit te tij te vertete te koalicionit AA, perveç ne njesine zgjedhore numer 6, ne bastionin e Levizjes Besa, ku normalisht ajo do te duhej te ishte se paku bartese e listes, por kete “leshim” te vogel e ka kompensuar me njesine numer 5, ku per vete ka rezervuar dy vendet e para.

Megjithate, çdo respekt per faktin se ketu e ka leshuar zemren per LB dhe ia ka dhuruar me zemergjeresi vendin e dyte fitues te sigurte, ndersa ne njesine e njejte kandidati i dyte per deputet te LB eshte parashikuar te jete ne vendin e 6, ku gjasat reale per fitore nuk jane edhe aq te sigurta, si qe jane ata qe i kane parashikuar per vete, te permendura me lart.

Doren ne zemer, ne njesite zgjedhore numer 1 dhe 2, per vendin e trete autori i ofertes e ka çelur zemren krejtesisht, ku e ka rezervuar me zemergjeresi vendin e 3 per LB por me gjasa minimale apo aspak gjasa per fitore, pasi qe shikuar historikisht rralle here ka fituar kanditat i trete i nje subjekti apo koalicioni politik, perveç nese nuk ka llogaritur aspak ne kundershtaret e anes tjeter, qe supozohet se do te rrinin duarkryq dhe do te shihnin sehir, por jo edhe ne njesine zgjedhore nr. 6, ku nuk e ha harruar partnerin e vet te preferuar te koalicionit, me te cilin i kane ndare ne mesveti, vendet me gjasa reale te fitores, edhe ate ne proporcion si me siper nga dy vete per secilin. Nejse ketu e ka qeros pak edhe veten me nje deputet me shume, per lodhjen qe e ka bere me gjasme per perpilimin e kesaj liste sfilitese.

Si perfundim, per ASH rezultojne 5 vende fituese te sigurta, per Alternativen 4 vende fituese ndersa per Levizjen Besa vetem 1 deputet.

Te mos flasim per njesine zgjedhore numer 5, ku e ka uzurpuar per vete gjithe territorin duke marre per vehte 2 vendet e para, prej te cileve i pari ka gjasa reale te kaloje, por i dyti jo edhe aq, por ja qe ky eshte territori i vilajetit te Struges, qe eshte trashegimi apo baballek brez pas brezi i Babait te veteshpallur te struganeve (njesoj si Ali Ahmeti qe eshte veteshpallur Babai i kercovareve) dhe aty s’ka te drejte askush t’i fusi hundet. Nejse, respekti per bashkevendesit nuk eshte aq i madh, sepse lideri vendor nuk e sheh te arsyeshme t’i nderoje ata si bartes i listes nr. 5, sepse ky eshte territor lokal, ndersa ambicjet e tij jane te pushtoje territore te tjera…!

Si perfundim, per ASH mbeten gjithsejt=5+2=7 vende, per Alternativen 2+2=4 deputete te sigurte, ndersa per LB, vetem 1 deputet i sigurte.

Megjithate, qe dokumenti i ofruar politik te kete bazueshmeri dhe vlefshmeri juridike dhe qendrueshmeri dhe arsyetueshmeri te plote politike, per fat te keq mungon baza juridike apo politike dhe argumentet qe e kane udhehequr dhe çuar autorin te kerceje ne kete perfundim qesharak dhe joserioz.

Pra, thene me thjesht, behet pyetja: Cilat jane burimet ligjore te drejtes se pervetesimit te ketij tereni politik gjithandej? Kush ua ka dhene tapite e posedimit te ketyre zonave, apo thene me thjesht: cila “kadaster” ka bere matjen gjate ndarjes fizike te ketyre zonave kadastrale, dhe pse gjate kesaj shperndarje nuk kane qene pjesemarres dhe okulare fizike edhe hisetaret tjere te cilet jane te thirrur ta bejne koalicionin e luftes se barabarte politike kunder pushtetit, te cilin pretendojne ta rrezojne per toke?!

Thene me seriozisht, cila eshte Agjencia serioze apo misterioze e anketimit apo matjes se oponinit publik dhe vullnetit politik te votuese, qe i ka nxjerre te njejtet ne ndarje te ketille te kulaçit politik, apo te territorit te perbashket, qe keto sondazhe te jene plotesisht te besueshme dhe bindese per te gjithe pa hezitim dhe pa perjashtim?

Nga ana tjeter, neper portalet e porositura dhe te aferta me autorin e ofertes, po trumbetohet me te madhe se gjoja ne jemi akoma te gatshem dhe ju presim me zemergjeresi te vini te na bashkoheni, dhe ne nuk e kemi fajin qe ju nuk jeni budallenj, se ju dini te numeroni, dhe nuk ju kane lene mendte te pranoni nje deputet, dhe pse ne fakt Ne nuk mundeshim te benim oferten me asnje vend fitues, pasi qe ajo detyrimisht nuk do te ishte oferte, pasi megjithate nje eshte me shume se asnje, dhe s’kemi ndryshe si t’jua mveshim fajin Juve te LB per mospranimin e ofertes, dhe pergjegjesine politike per deshtimin e koalicionit..!

Levizja Besa, edhepse fillimisht i kishte rezervat dhe dilemat e veta per “domosdoshmerine” e nje koalicioni trepalesh edhe ate me nje parti pjesemarrese ne qeveri, por qe te mos e “prishin” muhabetin dhe deshiren e flakte te njerezve per bashkimin aq te trumbetuar, edhe e pranoi kete oferte duke besuar verberisht ne sinqeritetin dhe vendosmerine e “liderit te veteshpallur te opozites” duke e çelur edhe rrugen dhe zemren per partine simoter.

Por ja qe AA nuk i kishte harruar fjalosjet dhe nuk i kishte sheruar plaget e ndarjes se dhimbshme si pale me e demtuar dhe as qe deshi te ulej per te bere ndonje marreveshje serioze opozitare…

Tani, kur te gjithe prisnin qe gishti i fajtorit te drejtohej kah AA, dhe t’ i behej presion qe te reteronte nga qendrimet e saja te ngurta, doli i Zoti i shtepise qe duhej ta ndante drejtesine, dhe ne vend qe ta qortonte dhe denonte “djalin e keq” per sjelljen e tij prej kryeneçi, Ai vajti dhe e shperbleu per kete sjellje jo te mire, duke ia dhene me shume se gjysmen e vendeve, ndersa djalit te mire dhe te mirekuptueshem, ia ktheu shpinen duke i hudhur nje kocke te vogel, sa per te mos e lene pa hiq, dhe i tha: “daç merre, daç lere”!.

Por ky djali i mire ne fund e humbi durimin dhe vellaut te madh i tha: “une erdha se ti me thirre, se perndryshe nuk kam mbetur per lemoshen tende. Edhe kete cope e ke prej meje dhe ta hash vete. Ju befte mire dhe Zoti jua shtofte bereqetin….! Hajt mirupafshim ne megdanin politik dhe ta shohim kush sa vlen ne tregun e votes se lire…!.

P.S. Edhe tani nese nuk e kuptuat mesazhin e ketij tregimi, atehere edhe ju qe nuk kuptoni, Zoti ju ndihmofte dhe jua shtofte mendte! Perralla ne shkalle, shendeti ne balle!