Rama, jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët: Ndodh për herë të parë (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka dhënë sot një lajm të mirë për gjithë shqiptarët. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ka zbuluar se në Shqipëri po ndërtohet për herë të parë një Depo Farmaceutike Spitalore, e cila do të jetë e standardeve europiane.

Postimi i plotë:

QSUT- DEPO E RE FARMACEUTIKE

Me Ogertën, në një tjetër kantier për #ShëndetësinëqëDuam, ku për herë të parë po ndërtohet në Shqipëri Depoja Farmaceutike Spitalore. E projektuar dhe realizuar sipas të gjitha standardeve europiane, kjo hapësirë e re shërbimi do të garantojë sigurinë e barnave të ruajtura në të, përgatitjen specifike të kombinimeve të nevojshme të medikamenteve, përmes aparaturave të teknologjisë bashkëkohore duke u siguruar pacientëve një cilësi barnash të pakontestueshme

ShëndetësiaQëDuam

PunaVazhdon…për

ShqipërinëQëDuam

Video: