Rama: Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm (Foto)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka takuar themeulesin e Facebook, Mark Zuckerberg. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili poston fotot e takimit në faqen e tij të “Facebook”.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka takuar Zuckerberg në Mynih të Gjermanisë, aty ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë, dhe janë të pranishëm politikanë e përfaqësues nga gjithë bota.

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë😊”, shkruan Rama.