Sa deputetë do ti marrë BDlja në këto zgjedhje, ja çka thotë Ahmeti (Video)

Shpërndaje

Kulmin e suksesit në zgjedhje, BDIja e ka pasur në vitin 2014, ku siguroi 19 mandate në zgjedhje, dhe një deputete që iu bashkangjit më pas, gjithsej 20 mandate. Në vitin 2016, BDIja pësoi një thyerje të konsiderueshme duke fituar vetëm 10 mandate.

Në pyetjen e drejtuar kryetarit të BDIsë, Ali Ahmetit, se sa deputetë pret këto zgjedhje, ai përgjigjet: “Vetëm një gjë ju siguroj, nuk kam punuar asnjëherë me hile, ndoshta jam vonuar por kam pasur sukseset. Nuk e di për numrin e deputetëve, ne do të punojmë, qytetarët le ta vlerësojnë punën tonë, përfundon Ahmeti në intervistën për Gazetën Express.