Skandal diplomatik: Dedaj uron hyrjen e Maqedonisë në NATO me foton e BDIsë

Shpërndaje

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili njihet për afërsinë e tij me partinë e Ali Ahmetit, BDI-në, ditën e nënshkrimit të Protokollit për aderim në NATO, e ka uruar këtë të fundit me një foto të deputetëve të BDI-së dhe liderit të tyre, Ali Ahmeti, shkruan Gazeta Express.

Për këtë ngjarje kanë reaguar përfaqësuesit e partive tjera, ndër ta ishte edhe reagimi i Bekim Tateshit, anëtar i kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët.

Reagimi i Tateshit:

I njëjtë ka qenë edhe reagimi i nënkryetarit të ASH-së, Elmi Aziri, i cili e ka cilësuar Dedaj-n si Ambasador të PDK-së, që nuk respekton partitë shqiptare në mënyrë të barabartë: