Skender Jakupi nga Tetova, mjeshtër i shkencës informatike në “Fiber Optik” në Zvicër

Shpërndaje

Zvicra ka dhënë gjithnjë vlera të larta në ofrimin e arsimit me cilësi të mirë dhe krenohet me mundësitë e shumta të arsimit të lartë. Ajo është një prej investitorëve kryesorë botëror në fushën e arsimit. Nëse ju vendosni të zgjidhni Zvicrën si destinacion për studimet tuaja jashtë vendit, mund të jeni të sigurt për profesionalizmin e klasin e lartë të trajnimit dhe edukimit që do të ofrohet për ju.

Zvicra renditet ndër vendet e para në fushën e arsimimit, veçanërisht në shkencë dhe teknologji.

Shembullin më konkretë e kemi nxënësin Shqiptar, Skender Jakupi i cili vjen nga Tetova, e që që një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Lozanë / Zvicër.

Skender Jakupi që 11 vite më parë, vendosi të jetojë në Zvicër, ku dhe të vazhdon shkollimin e tij në sferën e Informatikës “Fiber Optik”.

Skenderi që nga viti 2009, filloi shkollimin në drejtim të IT – “Fiber Optik”, dhe ato në shkollat e larta në Zvicër.

Ai për plotë 9 vite ka arritur në Zvicër të merrë disa certifikata nga sfera e Informatikës “Fiber Optik”.

Talentësia e Jakupit fitoi njohuri bazë dhe të thelluara për një shkallë të gjerë të teknikave të zgjidhjes së problemave reale informatike. Dhe duke u vlerësuar si një profesionist në biografin e tij, ai arrin të merr kontratë punë në një kompani e IT-së shumë e njohur në Zvicër me emër “Teleste Corporation” në Lozanë, Zvicër, kompani e cila ia beson aftësisë së Skender Jakupit dhe merr kontratën e punës si profesionist në sferën e IT (informatikë dhe teknologji), shkruan Zhurnal.mk.

Madje Jakupi nuk do ndalet me kaq, ai ka bërë plane që në vendlindjen e tij, Maqedoninë e Veriut, të hap edhe një kompani të IT-së – “Fiber Optic” e cila pritet të tregoj kualitete të mira, si dhe shërbimet më të mira në vendlindjen e tij.

Misioni i Departamentit të Informatikës i Jakupit do të zgjerojë dhe të diversifikojë profesionistë të specializuar në informatikë dhe teknologji informacioni dhe të çojë përpara njohuritë në sisteme dhe shkencat kompjuterike edhe në Maqedoninë e Veriut.