Spasovski: Ligji për prokurorinë publike mund të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit

Shpërndaje

Ende jam optimist se do të mbizotërojnë maturia te subjektet politike dhe deputetët dhe vlerësojë se ka hapësirë të gjendet zgjidhje dhe përbërja aktuale parlamentare ta miratojë ligjin për prokurorinë publike, tha sot kryeministri Oliver Spasovski.

“Nëse kjo përbërje parlamentare mundte të merrte një sërë hapash dhe të bënte shumë lëvizje të guximshme që nënkuptonin garantimin e realizimit të angazhimeve kombëtare, atëherë nuk shoh asnjë arsye pse nuk mund të ngrihet në nivel të detyrës dhe të miratohet ligji për prokurorinë publike dhe me këtë për t’i dhënë edhe një argument tjetër pozitiv Këshillit Evropian se pse duhet të fillojnë negociatat e anëtarësimit. Shumë e rëndësishme është të tregohet konsensus minimal kombëtar, që do të thotë përgjegjësi minimale ndaj qytetarëve pasi jemi në fazën e realizimit të interesave tona kombëtare – anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Do të ishte jashtëzakonisht e papërgjegjshme para qytetarëve nga kushdo që të gjejnë justifikime që mbështesin interesat personale, partiake dhe të biznesit përballë interesave të qytetarëve”, tha Spasovski në përgjigjen e një pyetje në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ai theksoi se qytetarët e kanë paguar çmimin më të lartë në betejën për realizimin e interesave tona kombëtare që nga pavarësia e vendit deri sot, siç përmendi ai, ne jemi vazhdimisht në reforma dhe tranzicione për të realizuar anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Në momentet kur ëndrra duhet të bëhet realitet dhe kur këto gjenerata do ta jetojnë, duhet të kemi një përgjegjësi tejet të madhe, jo vetëm kënaqësi. Ne bisedojmë çdo ditë me ministra dhe deputetë për të gjetur zgjidhje për këtë problem. Kur të vlerësoj, unë do të thërras seancë qeveritare për ta miratuar ligjin dhe ta dorëzojë në Kuvend. Kjo mund të ndodhë në çdo moment gjatë ditës dhe natës deri në shpërndarjen e Kuvendit”, theksoi Spasovski.