Testohet vaksina potenciale kundër koronavirusit

Shpërndaje

Prodhuesi i medikamenteve “Moderna” nga Kembrixhi në shtetin amerikan Masaçusets ua dërgoi në testim hulumtuesve shtetërorë vaksinën potenciale kundër koronavirusit.

Vlera e aksioneve të kompanisë bioteknike është rritur në mëngjesin e sotëm, vetëm një ditë pasi kompania ka bërë të ditur se ka dërguar kampione të testimit në fazën e hershme në Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.