Thjeshtësia e Kryeministrit, Albin Kurtit dhe ministrit të jashtëm Glauk Konjufca (Foto)

Shpërndaje

Kurti e Konjufca kanë udhëtuar sot për në Mynih ku po mbahet Konferenca e Sigurisë. Për herë të parë, Kurti ka udhëtuar për herë të parë me aeroplan në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Bashkë me të ishte edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. E si për rastësi, në aeroplan ka qëlluar një person me emrin Hashim, si të presidentit të vendit me të cilin Kurti ka një armiqësi politike.

Është vetë personi me emrin Hashim Fazliu i cili e ka postuar fotografinë në Facebook me një përshkrim interesant.

Në shumë faqe shkruhet:

“Albin Kurti udhëton drejt München në Airoport shihet në hyrje si gjithë qytetarët e jo në hyrjet VIP. Po ashtu ulet tek Economy Class si gjithë udhëtaret. Po sa arrin në München refuzon të qëndrojë në Hotel. Thotë se do të qëndroj tek një i afërm i Glaukut si shok e jo si Kryeministër. Mirëpo ai thotë se edhe gjatë takimeve aty nuk i duhet makinë, por shpreh dëshirën të udhëtoj me autobus qyteti. Kryeministri që duan qytetaret dhe që nuk e keqpërdor paranë e popullit”.