U raportua 1 ton, është gjetur vetëm 1 kg kok.ain në Krushopek të Sarajit! (Foto)

Shpërndaje

Aksioni anti-kok*ainë në fshatin Kushapek të Komunës së Sarajit është pjesë e aksionit për luf*të kundër tregtisë me lëndë nar*kotike në të cilën ishin pjesmarrës edhe forcat policore italiane po edhe DEA amerikane.

Lëndët nar*kotike ishin nisur nga Kolumbia dhe e gjithë dërgesa peshonte 1.3 tonë, por policia italiane kishte zbuluar kanalin nëprëmes të cilës do transportoheshin lëndët nar*kotike.

Sipas informacioneve jo-zyrtare të Tv21 policia italiane kishte lënë vetëm një qese prej që peshonte 1 kg në kamionin e mbushur me banana me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtarë.

Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se janë arretuar dy persona të dyshuar.