Ziadin Sela në Gjermani dhe Danimarkë, takim me diasporën shqiptare të Maqedonisë

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, bashkë me ekipin e tij në përbërje të Arben TARAVARIT, – sekretar, Vullnet FERATIT – nënkryetar, si dhe Profesoreshës Ilire Dauti-zëdhënëse e partisë, njëherit edhe përgjegjëse e Dep. Ekonomik në ASH, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, përveç takimeve të shumta që janë duke zhvilluar në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni, gjatë vikendit kanë paralajmëruar takime edhe në diasporë.

Si destinacion të parë në kuadër të takimeve me diasporën shqiptare, nga partia e Selës, bëjnë të ditur se kanë zgjedhur Berlinin dhe Hamburgun e Gjermanisë, si dhe Kopenhagën e Danimarkës, qytete këto ku edhe janë të përqendruar numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në këto shtete.

Takimi në Hamburg do të mbahet me datë 22.02.2020, (e shtunë) me fillim nga ora 19:00-21:00
PLAZA EVENT CENTER SCHLENZIGSTR 11 21107 HAMBURG

Takimi në Berlin do të mbahet më datë 23.02.2020, (e diel) me fillim nga ora 13:00-15:00
RUTLI STRASSE 1 12045 BERLIN

Takimi në Kopenhagë do të mbahet më datë 23.02.2020, (e diel) me fillim nga ora 20:00-22:00
KLITMØLLERVEI 5 2720 VANLØSE SKOLE KOPENHAGEN

Shoqatat shqiptare që veprojnë në diasporë, që njëherit janë nikoqire të Aleancës për Shqiptarët, me këtë rast, ftojnë të gjithë bashkatdhetarë të marrin pjesë në këto takime, tanimë të rregullta me diasporën tonë. Takimet janë të hapura dhe jeni të mirëseardhur të gjithë adhuruesit e Selës pa dallim, thuhet në thirrjen e shoqatave shqiptare të Hamburgut, Berlinit dhe Kopenhagës.